Bisedë telefonike Trump-Muhammed bin Selman pas sulmit ndaj fabrikave të naftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Princin trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA ndërmjet Trumpit dhe Princit trashëgimtar, bin Selman u zhvillua një bisedë telefonike.

Në bisedë Donald Trump bëri të ditur se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë në çdo fushë që mbështet sigurinë dhe stabilitetin e Arabisë Saudite dhe theksoi se sulmi terrorist ndaj 2 komplekseve të mëdha të naftës dhe sulme të ngjashme në këtë vend ndikojnë negativisht ekonominë e Amerikës dhe ekonominë globale.

Gjithashtu në bisedë krahas marrëdhënieve dypalëshe u trajtuan edhe çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.

Bëhet e ditur se një zjarr ra si pasojë e sulmit me mjet ajror pa pilot të armatosur ditën e shtunë në orën 04.00 ndaj dy fabrikave të kompanisë kombëtare të naftës së Arabisë Saudite “Saudi Aramco”.  

Në sulmin ku nuk pati të vrarë ose të plagosur ndërkohë që nuk u akuzua asnjë palë, huthitët në një deklaratë me shkrim aluduan se ata e kishin ndërmarrë sulmin.

Lajme të ngjashme