Në Meksikë u arrestuan 70 persona të armatosur

Në Meksikë u arrestuan 70 persona të armatosur, me arsyetimin se kishin lidhje me një organizatë kriminale.

Në Meksikë u arrestuan 70 persona të armatosur

Në Meksikë u arrestuan 70 persona të armatosur, me arsyetimin se kishin lidhje me një organizatë kriminale.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Sigurisë Publike të Meksikës bëhet e ditur se në operacionin e organizuar ndaj një autokolone në lëvizje në rajoni Guerrero janë arrestuar rreth 70 persona të armatosur “për lidhje me organizatën kriminale”.  

Në deklaratë pretendohet se autokolona e nisur nga rajoni La Union përgatitej për tu përballë me një grup të armatosur për kontrollin e një zone në afërsi të portit Lazaro Cardenas.

Autoritetet meksikane bënë të ditur se në operacion mori pjesë personeli i këmbësorisë, ushtarë, policia lokale dhe personel nga Organizata e Rojeve Kombëtare.

Bëhet e ditur se në këtë rajon ndodhin përleshje të armatosura ndërmjet grupeve të ndryshme për itinerarin e drogës dhe për të marrë kontroll e haraçit.

Guerrero njihet si një rajon me ngjarje të shumta gjatë viteve të fundit, të cilat shkaktohen nga bandat e drogës.



Lajme të ngjashme