Bisedë telefonike Putin-Merkel: Të themelohet sa më parë Komiteti Kushtetues

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka marrë në shqyrtim çështjen e Sirisë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

1260929
Bisedë telefonike Putin-Merkel: Të themelohet sa më parë Komiteti Kushtetues

Sipas një komunikate të Kremlinit, Putin dhe Merkel kanë biseduar në telefon për situatën në Idlib të Sirisë.

“Palët theksuan rëndësinë e themelimit sa më parë të Komitetit Kushtetues”, thuhet në komunikatën e sipërcituar.

Duke tërhequr vëmendjen mbi nevojën e zgjidhjes së krizës në lindje të Ukrainës në kuadër të Marrëveshjeve të Minskut, Kremlini njofton se është rënë dakord që përpjekjet në këtë drejtim të vazhdojnë në formatin e Normandisë.

“Rusia dhe Gjermania do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për zgjidhjen e çështjes libiane me rrugë paqësore”, nënvizohet mes të tjerash në komunikatën e Presidencës ruse.

Kremlini bëri me dije po ashtu se gjatë bisedës telefonike Putin-Merkel është diskutuar edhe marrëveshja bërthamore me Iranin, ndërsa është theksuar nevoja për bashkimin e përpjekjeve të palëve të marrëveshjes për ruajtjen e saj.



Lajme të ngjashme