Izraeli godet disa objektiva të Iranit në afërsi të Damaskut

Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur me avionë luftarakë disa objektiva të Iranit në afërsi të kryeqytetit Damask të Sirisë.

Izraeli godet disa objektiva të Iranit në afërsi të Damaskut

Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur me avionë luftarakë disa objektiva të Iranit në afërsi të kryeqytetit DamaskSirisë.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga zyra për informim e ushtrisë izraelite thuhet se mbrëmë në rrethin Akraba në verilindje të Damaskut janë goditur disa objektiva të Brigadës së Jerusalemit të mbështetur nga Irani.

Pretendohet se në këto objektive ditëve të fundit janë planifikuar një numër i madh i sulmeve ndaj Izraelit me dronë të armatosur.

Nga ana tjetër agjencia e lajmeve e regjimit të Esadit, SANA në një lajm që përcjell nga një burim anonim ushtarak shkruan se “Sistemet tona të mbrojtjes ajrore, të cilat zbuluan objektivat e armikut që vinin në drejtim të aeroportit të Damaskut nga rajoni i Golanit, kanë shkatërruar pjesën më të madhe të raketave të armikut izraelit para se ato të arrijnë në objektivat e tyre".

 


Lajme të ngjashme