Pakistan – Alvi: Ndërkombëtarët duhet të pengojnë planin hegjemonist të Indisë mbi Kashmirin

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë pengimin e planit hegjemonist të Indisë për të marrë kontrollin e plotë të Kashmirit”, tha presidenti pakistanez në një intervistë me korrespondentin e “Vice News”.

Pakistan – Alvi: Ndërkombëtarët duhet të pengojnë planin hegjemonist të Indisë mbi Kashmirin

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi, deklaroi të shtunën se India po luan me zjarrin në Xhamu dhe Kashmir.

Në një intervistë me korrespondentin e “Vice News”, portal informativ me seli në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alvi e vlerësoi si “të jetosh në botën e ëndrrave” vendimin e administratës së Nju-Delhit për të hequr statusin special të Xhamusë dhe Kashmirit duke menduar se do të përmirësojë situatën në rajon.

Lideri pakistanez theksoi se India duhet t’i lejojë kashmirasit që të vendosin vetë për të ardhmen e tyre duke anuluar ndryshimet kushtetuese që shfuqizojnë statusin special të Xhamusë dhe Kashmirit.

“India po luan me zjarrin në Xhamu dhe Kashmir. Ky zjarr, në rastin më të mirë, do të bëjë shkrumb e hi sigurinë e Indisë”, tha ai.

Kreu i shtetit të Pakistanit argumentoi gjithashtu se India mund të organizojë një operacion shpërqendrues duke sulmuar vendin e tij për të larguar vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga Kashmiri.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë pengimin e planit hegjemonist të Indisë për të marrë kontrollin e plotë të Kashmirit”, u shpreh Alvi mes të tjerash.



Lajme të ngjashme