Siri – Rrugët e Azezit rregullohen për të lehtësuar kalimin e opozitarëve të armatosur

Në nënprefekturën Azez, e cila ndodhet afër kufirit Siri-Turqi dhe që kontrollohet nga opozitarët, vazhdojnë punimet për rregullimin e rrugëve për të lehtësuar kalimin e njësive të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Siri – Rrugët e Azezit rregullohen për të lehtësuar kalimin e opozitarëve të armatosur

Rrugët e Azezit po asfaltohen me qëllim përshpejtimin e marshimit të forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane kundër sulmeve të YPG/PKK-së, e pozicionuar në Tel-Rifat, që ndodhet në jugperëndim të provincës.

Nga ana tjetër vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë tregtia ndërmjet Turqisë dhe zonave të spastruarave nga terrori në Siri. Kështu që kamionët e ngarkuar me mall që shkojnë në këtë rajon nga Turqia mund të hyjnë deri në vendet e spastruara nga terrori. Kamionët dhe maunat e ngarkuara herë-herë përballen me vështirësi të shumta për shkak të rrugëve të ngushta dhe të prishura. Këshilli Vendor i Azezit po bën përpjekje në drejtim të zgjidhjes së problemit duke i rregulluar rrugët.

Azez ndodhet në territorin sirian përballë qytetit turk Kilis dhe shpeshherë sulmohet nga YPG/PKK-ja e vendosur në Tel-Rifat.



Lajme të ngjashme