Jordania kërkon dhënien fund të dhunës izraelite

Jordania paralajmëroi se politikat e Izraelit për përshkallëzimin e tensionimit në Jerusalem do të ketë pasoja negative.

Jordania kërkon dhënien fund të dhunës izraelite

Jordania paralajmëroi se politikat e Izraelit për përshkallëzimin e tensionimit në Jerusalem do të ketë pasoja negative dhe nga shoqëria ndërkombëtare kërkoi që të bëjë presion ndaj këtij vendi për t’i dhënë fund praktikave të tilla.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Jordanisë, ministri i Jashtëm, Eymen Es-Safedi u takua në kryeqytetin Aman me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE).

Gjatë këtij takimi ministri Safedi i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare të hedh hapa emergjente dhe efektive për parandalimin e shkeljeve të Izraelit në Jerusalemin e pushtuar.

Duke vënë në dukje se shkeljet dhe politikat në fjalë kërcënojnë paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, Safedi tha se Izraeli duhet të respektojë statusin historik dhe ligjor të Jerusalemit si dhe vendet e shenjta të myslimanëve dhe krishterëve.

Ai shtoi se Izraeli me zbatimet e tij ndaj vendeve të shenjta provokon myslimanët dhe krishterët.

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj protestuesve në vendbanimet Ebu Dis dhe Al-Ayzeriye të Jerusalemit Lindor, të cilët manifestonin në shenjë proteste ndaj vrasjes së një palestinezi ditë më parë në Beytullahim, janë plagosur 15 palestinezë.

 


Lajme të ngjashme