Rripi i Gazës – Izraeli martirizoi 3 të rinj palestinezë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë njoftoi se janë gjetur trupat e pajetë të tre palestinezëve.

Rripi i Gazës – Izraeli martirizoi 3 të rinj palestinezë

Në afërsi të kufirit të Rripit të Gazës janë gjetur trupat e pajetë të tre të rinjve të martirizuar nga ushtarët izraelitë.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë thuhet se janë gjetur trupat e pajetë të palestinezëve Mahmud Al-Vilayide 24-vjeçar, Muhamed Ebu Namus 27-vjeçar dhe Muhamed Et-Teramisi 26-vjeçar.

Ushtria izraelite mbrëmë njoftoi se kanë hapur zjarr ndaj palestinezëve në kufirin e Rripit të Gazës për të cilët pretendoi se kanë qenë të armatosur.

 


Lajme të ngjashme