Palët në Libi pranojnë propozimin e OKB-së për armëpushim gjatë bajramit

Lideri i grupeve të armatosura në pjesën lindore të Libisë, Halife Hafter deklaroi se pranoi propozimin e Kombeve të Bashkuara për armëpushim gjatë Bajramit të Kurbanit.

Zëdhënësi i forcave të Hafterit, Ahmed el-Mismari në konferencën për shtyp të dhënë në qytetin Bengazi, bëri të ditur se duke filluar nga dita e shtunë deri më 12 gusht, Hafteri ka dhënë direktivën për ndalimin e të gjitha sulmeve ndaj Tripolit.

Edhe qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi kishte njoftuar se kishte pranuar propozimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për armëpushim në bajram.

Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së për Libinë, Gassan Selame në datën 29 korrik, me rastin e Bajramit të Kurbanit kishte propozuar ndërtimin e besimit ndërmjet palëve dhe shkëmbimin e robërve dhe xhenazeve si dhe armëpushim.

Gjenerali Halife Hafter më datën 4 prill 2019 urdhëroi fillimin e sulmeve për të marrë kontrollin e Tripolit. Pas kësaj forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, që ka një legjimitet ndërkombëtar, u kundërpërgjigjën me operacion.

Lajme të ngjashme