Një i ri palestinez bie dëshmor në kufirin verior të Rripit të Gazës

Ushtarët izraelitë martirizuan një të ri palestinez në afërsi të kufirit verior të Gazës.

Një i ri palestinez bie dëshmor në kufirin verior të Rripit të Gazës

Ushtarët izraelitë martirizuan një të ri palestinez në afërsi të kufirit verior të Gazës.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë ushtarët izraelitë të dislokuar në afërsi të telave (me gjemba) në kufirin verior të Gazës hapën zjarr ndaj të riut palestinez që i afrohej telave.  

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i dëshmorit mundohet të merret nga vendngjarja nga ana e ekipeve palestineze të ndihmës së shpejtë.

Deri më tani nuk është bërë ndonjë deklaratë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës.

Nga ana tjetër, në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria izraelite bëhet e ditur se u hap zjarr ndaj një të riu palestinez, për të cilin pretendohet se ishte i armatosur.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se në rajon u godit një objektivë që i përkiste Hamasit.



Lajme të ngjashme