ShBA-ja përshëndet marrëveshjen me Turqinë për formimin e “Qendrës së Përbashkët Operacionale”

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus në një konferencë për shtyp i bëri një vlerësim marrëveshjes në fjalë me Turqinë.

1250486
ShBA-ja përshëndet marrëveshjen me Turqinë për formimin e “Qendrës së Përbashkët Operacionale”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) përshëndesin arritjen në marrëveshje me Turqinë për formimin e “Qendrës së Përbashkët Operacionale”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus në një konferencë për shtyp i bëri një vlerësim marrëveshjes në fjalë me Turqinë.

“Në bisedimet ushtarake të mbajtura këtë javë në Ankara, u shënua progres drejt krijimit të një mekanizmi të vazhdueshëm të sigurisë që do t’u përgjigjet shqetësimeve legjitime për siguri të Turqisë. Në këtë kontekst është planifikuar formimi i një Qendre të Përbashkët Operative Turqi-ShBA”, bëri të ditur zëdhënësja Ortagus.

Zëdhënësja nënvizoi se mekanizmi i sigurisë do të vihet në zbatim gradualisht, ndërsa shtoi se udhëheqja e ShBA-së po përgatitet që brenda një kohe të shkurtë t’i hedhë hapat e nevojshme, ndërsa shtoi se bisedimet me Turqinë në këtë drejti po vazhdojnë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë mes datave 5-7 gusht zhvilluan takime me homologët e tyre turq në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare në Ankara.

Gjatë bisedimeve u arrit në marrëveshje për zbatimin sa më parë të masave të mundshme që do të merren në fazën e parë që do të adresojnë shqetësimet e Turqisë për siguri dhe në këtë kontekst të formohet sa më shpejtë “Zona e Sigurt” për menaxhimin dhe koordinimin e së cilës do të formohet një Qendër e Përbashkët Operative në Turqi.

Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë gjithashtu u dakorduan që “Zona e Sigurt” të ketë edhe një korridor të paqes si dhe të merren të gjitha masat shtesë për të mundësuar kthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.

 


Lajme të ngjashme