Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Pakistan – Protesta në kryeqytet kundër vendimit të Indisë për Kashmirin

Projektligji për anulimin e nenit 370-të të kushtetutës, me të cilin rajonit të Kashmirit që ndodhet nën kontrollin e Indisë i sigurohet një status i posaçëm, u protestua në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit.

Në protestat që u organizuan nga Partia e Xhematit Islam (JI) dhe Forumi Rinor i Lobit Ndërkombëtar për Kashmirin morën pjesë një numër i madh i politikanëve, aktivistëve dhe qytetarëve.

Mian Muhamed Aslam, zëvendëskryetari i Partisë së Xhematit Islam, në fjalën e mbajtur para protestuesve iu drejtua Raxha Faruk Hajdar Han, Kryeministrit të rajonit Azad Kashmir që ndodhet nën kontrollin e Pakistanit, me fjalët: “Nëse Raxha Faruk e hedh një hap për të mbrojtur të drejtat e popullit të Kashmirit ne do të vijmë pas tij. Dilni dhe mbroni popullin e Kashmirit”.

Aslam tha që India shkatërroi xhamitë në rajon, por i mbajti hindutë superior.

Protestuesit, të cilët marshuan nën shi të rrëmbyeshëm, në duar mbanin pankarta me mbishkrime: “Unë jam kashmiras dhe unë vendos për të ardhmen time”, “India dëshiron ta kthej Kashmirin në Siri”, “Anulimi i nenit 370 është i dëmshëm edhe për Indinë po aq sa për Kashmirin”.

Lajme të ngjashme