Anglia i bashkëngjitet koalicionit ndërkombëtar për mbrojtjen e anijeve tregtare në Hormuz

Ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, Dominic Raab në prononcimin e tij deklaroi se vendi i tij i është bashkëngjitur “Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë Detare” të kryesuar nga ShBA-ja.

1248818
Anglia i bashkëngjitet koalicionit ndërkombëtar për mbrojtjen e anijeve tregtare në Hormuz

Anglia bëri të ditur se i është bashkëngjitur koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, Dominic Raab në prononcimin e bërë deklaroi se vendi i tij i është bashkëngjitur “Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë Detare” të kryesuar nga ShBA-ja.

Ministri anglez theksoi se ky hap do të forcojë sigurinë detare, ndërsa tha se “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me Iranin dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për të ulur tensionin dhe për të ruajtur marrëveshjen bërthamore”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, gjeneralarmateJoseph Dunford në një prononcim të bërë muajin e kaluar kishte thënë se “Jemi në kontakt me disa vende për një aleancë për të garantuar sigurinë detare në Ngushticën e Hormuzit dhe Ngushticën Bab'ul Mendep”.

 


Lajme të ngjashme