Irani konfiskon edhe dy anije të tjera

Forcat e Iranit kanë konfiskuar në afërsi të Portit Bushehr pranë brigjeve të Gjirit Persik dy anije të huaja me akuzën se transportonin mall kontrabandë si dhe kanë ndaluar 7 persona.

Irani konfiskon edhe dy anije të tjera

 

Velijullah Rizainezhad, Komandanti i Flotës së Rajonit Bushehr në një prononcim për agjencinë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve “Tesnim”, tha se “marinarët kanë konfiskuar në afërsi të Portit të Bushehrit 2 anije, të cilat sipas konstatimeve bënin kontrabandë”.

Në anije janë kapur dhe sekuestruar goma dhe pjesë këmbimi për automjete, pajisje elektroshtëpiake si dhe një sasi e madhe malli kontrabandë, sqaroi Rizainezhad, ndërsa tha se janë ndaluar gjithashtu edhe 7 persona që gjendshin në bordin e anijeve.

Vlera e mallit kontrabandë që është kapur në këto 2 anije është llogaritur nga specialistët në afërsisht 2,4 milionë dollarë (100 miliardë rial), shtoi Rizainezhad.

Të dielën Irani kishte njoftuar konfiskimin të një anijeje irakiane me pretendimin se bënte kontrabandë me naftë në Gjirin Persik.

Kurse Ministria e Naftës së Irakut i kishte hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se anija e konfiskuar nuk kishte lidhje me Bagdadin zyrtar.

 

 


Lajme të ngjashme