Numri i viktimave në sulmet e regjimit të Esadit brenda një jave arriti në 74

Shtatë civilë janë vrarë në sulmet intensive që Rusia dhe forcat e regjimit po kryejnë prej mëngjesit e këtej ndaj vendbanimeve brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib.

Numri i viktimave në sulmet e regjimit të Esadit brenda një jave arriti në 74

Shtatë civilë janë vrarë në sulmet intensive që Rusia dhe forcat e regjimit po kryejnë prej mëngjesit e këtej ndaj vendbanimeve brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib.

Observatori i opozitarëve për monitorimin e avionëve njoftoi se regjimi i Esadit prej mëngjesit e këtej është duke ndërmarrë sulmeve ajrore dhe tokësore ndaj fshatrave dhe nënprefekturave të Idlibit.

Sipas observatorit në fjalë avionët luftarakë rusë kanë kryer sulme ajrore ndaj nënprefekturës Marratinnuman të Idlibit.

Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha) bën të ditur se në këto sulme në nënprefekturën Marratinnuman kanë humbur jetën 2, në vendbanimin Keferruma 3 dhe në nënprefekturën Al-Etarib në jugperëndim të Halepit 2, gjithsej 7 civilë.

Ka shqetësime se ky numër do të vazhdojë të rritet ndërkohë që sulmet e intensive ajrore po vazhdojnë ende.

Numri i civilëve që humbën jetën në sulmet ajrore dhe tokësore të Rusisë dhe regjimit të Esadit prej fillimit të javës e këtej arriti në 74.

Në sulmet e kryera gjatë shkeljeve të armëpushimit nga regjimi i Esadit dhe mbështetësve të tij prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Idlibit mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 e këtej janë zhvendosur mbi 553 mijë civilë.

Rrjeti Sirianë për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se në sulmet e regjimit të Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij të kryera ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib mes datave 26 prill – 12 korrik janë vrarë 606 civilë në mesin e të cilëve 157 fëmijë dhe 111 gra.

 


Lajme të ngjashme