Gjykata e Lartë e Holandës konfirmon fajësinë e shtetit në masakrën e Srebrenicës

Megjithatë, gjykata uli pjesën e përgjegjësisë së Holandës në këtë ngjarje nga 30 për qind në 10 për qind.

Gjykata e Lartë e Holandës konfirmon fajësinë e shtetit në masakrën e Srebrenicës

Gjykata e Lartë e Holandës ka konfirmuar vendimin e mëparshëm për fajësi të pjesshme të shtetit të Holandës, e cila kishte ushtarë të dislokuar në Srebrenicë, për vrasjen e 350 civilëve boshnjakë nga serbët gjatë Luftës në Bosnje (1992-1995).

Megjithatë, gjykata uli pjesën e përgjegjësisë së Holandës në këtë ngjarje nga 30 për qind në 10 për qind.

Gjykata e Lartë, që është gjykata më kompetente e Holandës, publikoi vendimin e saj për ankesën e të afërmve të viktimave të Srebrenicës kundër shtetit të Holandës.

Gjykata e Lartë pranoi se 350 boshnjakët e Srebrenicës, të cilët kishin kërkuar strehim në bazë ku shërbenin trupat holandeze në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB), më 13 korrik 1995 janë nxjerrë jashtë bazës nga ushtarët holandezë, ndërsa më pas janë masakruar nga serbët. Kjo gjykatë e uli përgjegjësinë e Holandës në këtë ngjarje në 10 për qind.  

Në mes tjerash thuhet që sikur civilët në fjalë të mbeteshin në bazë “nuk ishte e sigurt që do të mbijetojnë”, ndërsa u tha se ushtarët holandezë nuk ishin në gjendje të pengojnë ndalimin e civilëve boshnjak nga serbët.

Në përputhje me vendimin përfundimtar të shpallur sot nga Gjykata e Lartë, shteti holandez do të paguajë kompensim për të afërmit e viktimave vetëm 10 për qind nga dëmshpërblimi i kërkuar.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2017, Holanda u dënua pjesërisht, por niveli i përgjegjësisë holandeze ishte 30 për qind.



Lajme të ngjashme