Lideri turk i Qipros u përgjigjet grekëve, që refuzuan propozimin për hidrokarburet e ishullit

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akënxhë (Akıncı) ka shprehur keqardhje për refuzimin e propozimit të RTQV-së për “krijimin e një komiteti të përbashkët për çështjen e hidrokarbureve” nga liderët e partive politike grekoqiote.

Lideri turk i Qipros u përgjigjet grekëve, që refuzuan propozimin për hidrokarburet e ishullit

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akënxhë (Akıncı) ka shprehur keqardhje për refuzimin e propozimit të RTQV-së për “krijimin e një komiteti të përbashkët për çështjen e hidrokarbureve” nga liderët e partive politike grekoqipriote, në takimin që patën të martën me liderin e administratës grekoqipriote, Nikos Anastasiades.

Sipas komunikatës së shkruar të Presidencës turke të Qipros, Akënxhë ka theksuar se është i habitur përballë motive të refuzimit të propozimeve (të palës turke), të cilat synojnë që ta shndërrojnë çështjen e hidrokarbureve në një fushë bashkëpunimi mes dy komuniteteve të ishullit dhe të zbutin situatën e tensionuar.

“Në deklaratën e bërë nga pala grekoqipriote pretendohet se rekomandimi ynë ‘synon ta shpërqendrojë në drejtim tjetër vëmendjen lidhur me objektivin për zgjidhjen dhe thelbin e problemit të Qipros’, si dhe nuk u shërben interesave të popullit qipriot në tërësi’. Një gjë duhet të dihet nga të gjithë se turqit qipriotë janë ata që e duan më shumë një zgjidhje tërësore, që kanë prekur më shumë nga statukuoja. Dhe populli turk i Qipros këtë e ka vërtetuar jo vetëm me fjalë, por edhe në referendumin e 2004 dhe në konferencën e Krans Montanës (2017)”, vlerëson lideri turk i Qipros, Mustafa Akënxhë.

Arsyeja përse momentalisht nuk ka një proces bisedimesh të fokusuar tek rezultati në zgjidhjen e çështjes nuk është pala turke, por pala grekoqipriote, e cila me kokëfortësi refuzon barazinë politike të palës turkoqipriote dhe pjesëmarrjen e saj aktive në marrjen e vendimeve, nënvizon Akënxhë.

"Për më tepër, propozimet tona për çështjen e hidrokarbureve në kontrast me atë që pretendon ana grekoqipriote synojnë bashkëpunimin dhe interesin e përbashkët të të dy komuniteteve. Kurse pala grekoqipriote pretendon ta bëjë vet këtë duke injoruar popullin turk qipriot”, shton ai.

Kryetari i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) vuri në dukje se bashkëpunimi për krijimin e komitetit të përbashkët të hidrokarbureve do të ketë një ndikim që nuk do të pengojë, por do të shkurtojë rrugën për zgjidhjen e problemit.

"Për fat të keq lidershipi grekoqipriot preferon politikën tensionuese në vend të zhvillimit të bashkëpunimit dhe dialogut dhe lehtësimit të procesit të zgjidhjes. Është e qartë se ky qëndrim nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në Qipro dhe në rajon", përfundon Akënxhë.



Lajme të ngjashme