Sudan – Zmbrapset një tentativë e re për grushtet

Këshilli Ushtarak i Tranzicionit në Sudan bëri të ditur se kanë parandaluar një tentativë të re për grusht shtet dhe se është kapur udhëheqësi i kësaj tentative.

1234601

Gjeneralarmate, Xhemal Omer, Kryetari i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes pranë Këshillit Ushtarak, në një prononcim të bërë në televizionin shtetëror tha se disa pjesëtarë aktiv dhe të pensionuar nga Forcat e Armatosura dhe të Shërbimit Informativ ndërmorën një tentativë të dështuar për grushtet, ndërsa shtoi se është kapur komandanti që ndodhej në krye të kësaj tentative si dhe 12 oficerë, ku 7 ishin oficerë në detyrë dhe 4 nënoficerë.

Gjenerali Omer shtoi se tentativa e zmbrapsur e grusht shtetit synonte të minojë marrëveshjen përfundimtare me Forcat e  Lirisë dhe Ndryshimit.

Zëdhënësi i Këshillit Ushtarak të Tranzicionit, Shemsedin Kebashi në qershor kishte bërë të ditur se një grup i ushtarakëve dhe politikanëve ndërmorën një tentativë për grushtet.

Lajme të ngjashme