OKB-ja dënon fuqimisht tentativën puçiste dhe bën thirrje për gjakftohtësi në Etiopi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi të hënën vrasjet e disa autoriteteve shtetërore gjatë tentativës për grushtshteti mbrëmjen e së shtunës kundër qeverisë lokale në krahinën veriore Amhara të Etiopisë.

OKB-ja dënon fuqimisht tentativën puçiste dhe bën thirrje për gjakftohtësi në Etiopi

Zyra për Shtyp e kreut të OKB-së theksoi se Guterresi ndihet thellësisht i shqetësuar nga ngjarjet e dhunshme dhe humbjet e jetëve në Etiopi.

“Guterresi dënon fuqimisht vrasjen e shefit të Shtatmadhorisë së Amharas Seare Mekonnen, guvernatorit të Amharas Ambachew Mekonnen, si dhe të dy zyrtarëve të tjerë të lartë civilë dhe ushtarakë”, thuhet në komunikatën e sipërcituar, përmes së cilës sekretari i përgjithshëm i OKB-së bën thirrje edhe për ruajtjen e gjakftohtësisë në vendin afrikan.

E njëjta komunikatë përcjell mesazhin se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë etiopase në kapërcimin e vështirësive me të cilat ajo po ballafaqohet.

Një grup i armatosur tentoi një grushtshteti mbrëmjen e së shtunës për të përmbysur qeverinë lokale në krahinën veriore Amhara të Etiopisë. Qeveria etiopase njoftoi se tentativa për grushtshteti është marrë nën kontroll dhe gjatë saj kanë mbetur të vrarë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Amharas, Seare Mekonnen dhe guvernatorit i krahinës në fjalë, Ambachew Mekonnen.



Lajme të ngjashme