Venezuelë - Michelle Bachelet pritet në takim nga Nicolas Maduro

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u takua me komisaren e lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.

1223161
Venezuelë - Michelle Bachelet pritet në takim nga Nicolas Maduro

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u takua me komisaren e lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.

Pas takimit të zhvilluar me Bachelet në Pallatin Presidencial, MirafloresKarakas prapa dyerve të mbyllura, Presidenti Maduro u prononcua në interes të gazetarëve.

Maduro deklaroi se komisares Bachelet ftesën ia kanë dërguar vitin e kaluar dhe se ajo është takuar me përfaqësues të shumë organizatave dhe institucioneve joqeveritare në vend.

Ai falënderoi Bachelet për vizitën duke uruar që kjo vizitë të jetë shkak për hapjen e kapitullit të ri mes Venezuelës dhe Komisariatit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Maduro garantoi Bachelet që si President kushtetues i vendit do të punojë për të siguruar që kushdo që shkel të drejtat e njeriut në vend të nxirret para drejtësisë.



Lajme të ngjashme