Regjimi i Esadit vazhdon sulmet ndaj civilëve në zonën e çtensionimit në Idlib

Sipas përcaktimeve të para, si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit të Beshar Esadit dhe Rusisë në Siri ndaj vendbanimeve civile në zonën e çtensionimit të Idlib, janë vrarë 7 civilë.

Regjimi i Esadit dhe Rusia, që në orët e para të mëngjesit sulmoi nga ajri nënprefekturën Maaratinuman dhe fshatrat El Mastume, Hish, Marrethirme dhe El Habit në zonën e çtensionimit në Idlib me nënprefekturën Latamine në zonën rurale veriore të Hama-s si dhe qytezën Arbain, Cubbeyn dhe Tel Meleh.

Sipas burimeve të mbrojtjes civile (Beretat e Bardha), regjimi sirian mori në objektivë një ambulancë që përpiqej të shkonte në vendngjarjen e sulmit në fshatin Hish, duke shkaktuar vdekjen e 3 prej punonjësve që ishin në ambulancë.

Mësohet se ambulanca është bërë e papërdorshme.

Gjithashtu në sulmet ajrore vdiqën 3 persona në fshatin Hish dhe një në fshatin Mastume.

Për shkak të vazhdimit të sulmeve ndjehet ka shqetësime për rritjen e numrit të viktimave.

Lajme të ngjashme