ShBA - Shanahan tërhiqet nga kandidatura për Sekretar të përhershëm të Mbrojtjes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se Petrik Shenehen (Patrick Shanahan), i cili aktualisht ushtron detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, ka tërhequr kandidaturën e tij për sekretar.

Në lidhje me kandidaturën e Shenehenit, Presidenti Trump u prononcua në llogarinë e tij në Twitter.

“"Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes Patrick Shanahan, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme, ka vendosur të mos vazhdojë me procesin e konfirmimit të tij, në mënyrë që të mund t'i kushtojë më shumë kohë familjes. E falënderoj Petrikun për shërbimin e shquar dhe do ta emëroj Sekretarin e Përgjithshëm të Forcave Tokësore, Mark Esper, të jetë ushtruesi i ri i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes. E njoh Markun dhe nuk kam asnjë dyshim se do të bëjë një punë të mrekullueshme", shkruan Trump në mesazhin e tij.

Në anën tjetër Shenehen, i cili publikoi një komunikatë me shkrim në të njëjtën kohë me Presidentin Trump, ka thënë se vendimi për t’u tërhequr është thjesht për çështje familjare.

Për shkak të pasqyrimit në opinionin publik të rastit të dhunës familjare me ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij, Shenehen ka thënë se “është një

Lajme të ngjashme