Teheran – Ambasadori britanik ftohet në Ministrinë e Jashtme të Iranit

Ambasadori britanik në Teheran, Rob Maker, u thirr të dielën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, pasi ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, Jeremy Hunt, shpalli Iranin përgjegjës për sulmin ndaj dy cisternave të naftës në Gjirin e Omanit.

1219328
Teheran – Ambasadori britanik ftohet në Ministrinë e Jashtme të Iranit

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi përmes një komunikate të shkruar se Teherani dënon deklaratën e ministrit të Jashtëm britanik, Hunt, duke i shprehur pakënaqësitë e tij.

Në vijim të komunikatës theksohet se Hunt akuzoi Iranin në mungesë të dëshmive dhe dokumenteve dhe se Britania e Madhe po ndjek rrugën e Uashingtonit.

“Është pothuajse e sigurt se Garda Revolucionare, e cila është krahu i ushtrisë iraniane, më 13 qershor ka kryer sulmin mbi dy cisternat”, potencohej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme britanike ditën e shtunë.

Dy shpërthime ndodhën të premten në dy cisterna nafte në Detin Arabik, pas së cilave 44 persona u evakuuan nga anijet.

Shpërthimet ndodhën në anijet cisternë “Front Altair” me flamur të Ishujve Marshall dhe “Kokuk Courageous” me flamur të Panamasë. Cisternat transportonin naftë të papërpunuar nga Abu-Dabi. Një person u plagos nga shpërthimet.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi menjëherë Iranin për sulmin ndaj dy cisternave.

“Ky është vetëm sulmi i fundit në serinë e sulmeve të Republikës Islame të Iranit dhe partnerëve të tij ndaj interesave të SHBA-se dhe aleatëve të saj”, tha ai. / AA



Lajme të ngjashme