Maduro urdhëron hapjen e kufirit me Kolumbinë

Qeveria e Maduros vendosi të mbyllë kufirin me Kolumbinë një ditë përpara përpjekjes së opozitës më 23 shkurt për të futur "ndihmat humanitare" në Venezuelë, të cilën ShBA-ja ia dërgoi opozitës.

Maduro urdhëron hapjen e kufirit me Kolumbinë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka njoftuar se do të hapet kufiri me Kolumbinë në rajonin Tachira, i cili është i mbyllur që nga 22 shkurti.

"Të shtunën më 8 qershor kam urdhëruar hapjen e kufirit tonë me Kolumbinë në rajonin Tachira. Ne jemi një komb që mbron në mënyrë të vendosur pavarësinë dhe të drejtën për vetëvendosje", ka thënë Maduro në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social.

Qeveria e Maduros vendosi të mbyllë kufirin me Kolumbinë një ditë përpara përpjekjes së opozitës më 23 shkurt për të futur në vend "ndihmat humanitare", të cilën ShBA-ja ia dërgoi opozitës që drejtohet nga Juan Guaido i vetshpallur president i përkohshëm i Venezuelës.

Për mbylljen e kufirit u treguan si arsye "kërcënimet serioze dhe të paligjshme" të Kolumbisë.

Ndërkohë, në rajonin Tachira të Venezuelës, ndodhen tri ura ndërkombëtare, Ura e Francisco de Paula Santander, Ura e Simon Bolivar dhe Ura e Las Tienditas, të cilat lidhin vendin me Kolumbinë.

 


Lajme të ngjashme