SHBA-ja rrit sigurinë në bazat ushtarake të saj në Irak

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur sigurinë e bazave ushtarake në rajonin Anbar të Irakut në një çast që janë rritur tensionet me Iranin.

SHBA-ja rrit sigurinë në bazat ushtarake të saj në Irak

Sipas mediave irakiane, SHBA-ja ka rrethuar me barrikada dheu perimetrin rreth bazave ushtarake të saj në Ayn al-Asad, Al-Qaim dhe Ar-Rutbah në perëndim të vendit dhe në afërsi të kufirit me Sirinë.

Po ashtu janë instaluar edhe kamera vëzhgimi me ndjeshmëri të lartë për të përcaktuar menjëherë çdo sulm kundër bazave dhe është rritur dukshëm lëvizshmëria ajrore në krahasim me kohën e mëparshme.

Në Irak që nga fillimi i shfaqjes së organizatës terroriste DAESH në vitin 2014, ndodhen rreth 5.000 trupa amerikane që po shërbejnë për të luftuar kundër organizatës dhe për të ofruar mbështetje për forcat e sigurisë në rajon.

Pas rritjes së tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit, Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të shtunën miratimin e dërgimit të rreth 1.500 trupave shtesë në Lindjen e Mesme.

Për të ndërmarrë masa kundër kërcënimeve që mund të vijnë nga Irani, SHBA-ja dërgoi në Gjirin Persik kohë më parë Njësinë e Forcës Bombarduese të përbërë nga katër avionë bombardues B-52 me kapacitet bërthamor, si dhe aeroplanmbajtësen “USS Abraham Lincoln”.



Lajme të ngjashme