Zarif: Rritja e pranisë ushtarake amerikane në rajon, shumë e rrezikshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit Xhevad Zarif deklaroi se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të dërguar 1.500 trupa shtesë në Lindjen e Mesme është i rrezikshëm për rajonin.

Zarif: Rritja e pranisë ushtarake amerikane në rajon, shumë e rrezikshme

"Është jashtëzakonisht e rrezikshme që ShBA-të po rrisin praninë e tyre ushtarake në rajonin tonë. Një situatë të tillë, që kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duhet ndalur", i tha Zarifi agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve “IRNA” para se të kthehej në Teheran pas përfundimit të kontakteve zyrtare në Islamabad të Pakistanit.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump të premten deklaroi se kishte miratuar dërgimin e 1.500 trupave shtesë në Lindjen e Mesme.

Para se Trump të njoftonte vendimin e tij, mediat amerikane raportuan se presidenti e kishte marrë tashmë vendimin dhe kishte informuar madje edhe Kongresin për dërgimin e trupave shtesë në fjalë.

Si masë mbrojtëse ndaj kërcënimeve të mundshme nga Irani dy javë më parë administrata e Uashingtonit kishte dërguar në Gjirin Persik Grupin e Sulmit të aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln” dhe Taskforcën e Bombardimit, e cila përbëhet nga 4 avionë bombardues të tipit B-52 me kapacitet nuklear.

 


Lajme të ngjashme