Francë: 13 të plagosur nga shpërthimi i një bombe

Të paktën 13 vetë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur brenda një kutie të lënë përpara një furre buke në Lion të Francës, raportoi media lokale.

Francë: 13 të plagosur nga shpërthimi i një bombe

Në shpërthimin që ndodhi në Lion të Francës u plagosën 13 vetë.

Sipas medias lokale ngjarja ndodhi si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur brenda një kutie, e cila ishte lënë përpara një furre buke në qytetin e Lionit.

Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi shpërthimin si "sulm" në një transmetim të drejtpërdrejtë, kurse autoritetet e vendit ende nuk i kanë konfirmuar shkaqet e shpërthimit.

Macron tha se në shpërthim nuk kishte pasur asnjë të vdekur.

Policia franceze tha se asnjë prej të plagosurve nuk ishte në gjendje kritike për jetën dhe mori masat e sigurisë përreth vendit të ngjarjes.

Kurse prokuroria bëri të ditur se hetimin do ta ndjekë njësia e antiterrorit.

Policia është vënë në kërkim të një dyshuari, i cili pasi ka lënë kutinë para furrës së bukës është larguar me biçikletë, kanë shkruar mediat lokale.



Lajme të ngjashme