Gjermani – Një grua emërohet për herë të parë ndihmëspresidente e BND-së

Tania Freiin von Uslar-Gleichen, 54 vjeç, është emëruar dihmëspresidente e Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND) në Gjermani.

Gjermani – Një grua emërohet për herë të parë ndihmëspresidente e BND-së

Një grua është emëruar për herë të parë ndihmëspresidente e Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND) në Gjermani, organ që mbulon kryesisht arenën ndërkombëtare.

Sipas një komunikate me shkrim të publikuar në uebfaqen e BND-së, 54-vjeçarja Tania Freiin von Uslar-Gleichen, diplomate në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, do të jetë gruaja e parë në postin e dytë më të lartë të BND-së.

Uslar-Gleichen, e cila do të marrë në dorëzim më 1 korrik postin në fjalë nga ndihmëspresidenti aktual Ole Diehl, deklaroi se BND-ja ka ofruar kontribute të rëndësishme në trajtësimin e politikave të jashtme dhe të sigurisë së Gjermanisë dhe se ajo gjithashtu dëshiron të japë mbështetje e saj në këtë aspekt.

Ndërsa kreu i BND-së, Bruno Kahl, u shpreh i kënaqur nga mundësia e bashkëpunimit me një diplomate me përvojë ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme