Siri – Të paktën 6 civilë të vdekur në sulmet e sotme ajrore të regjimit në Idlib

Të paktën gjashtë civilë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore që avionët e regjimit të Esadit në Siri kanë kryer që nga mëngjesi e deri tani në vendbanimet civile, që ndodhen brenda kufijve të “Zonës së Çtensionimit në Idlib”.

Siri – Të paktën 6 civilë të vdekur në sulmet e sotme ajrore të regjimit në Idlib

Burimet lokale raportojnë se ushtria e regjimit të Esadit dhe forca të tjera të regjimit, të përbëra nga grupe terroriste të mbështetura nga Irani, të martën vonë kanë organizuar sulme ajrore dhe tokësore në komunat Marratinnuman, Han Shejhun, Xhisir esh-Shugur dhe Serakib dhe fshatrat El-Bara, Ishtebrak, Keferruma, Marrithirma, El-Kasabije, Abidin, Hish, Kirisa, Kefer Sixhne dhe Nukejir të provincës siriane të Idlibit.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e mbrojtje civile (Beretat e Bardha) në ofensivat ajrore që janë kryer të mërkurën paradite në komunat Xhisir esh-Shugur dhe Serakib si dhe në fshatin Marrithirma kanë humbur jetën të paktën 6 civilë dhe janë plagosur mbi 17 civilë të tjerë.

Nga ana tjetër si pasojë e sulmeve të regjimit të Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij të martën në mbrëmje kundër vendbanimeve civile brenda kufijve të “Zonës Çtensionuese të Idlibit” kishin humbur jetën 12 civilë, 4 fëmijë.



Lajme të ngjashme