Ushtria irakiane asgjëson 11 pjesëtarë të DAESH-it

Ministria e Mbrojtjes e Irakut bëri të ditur se në operacionet e ndërmarra ndaj organizatës terroriste DAESH janë asgjësuar 11 terroristë, ndërsa janë konfiskuar edhe 2 autobomba dhe 13 jelekë kamikazë.

Ushtria irakiane asgjëson 11 pjesëtarë të DAESH-it

Në provincën Selahaddin të Irakut janë asgjësuar 11 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Ministria e Mbrojtjes e Irakut bëri të ditur se në operacionet e ndërmarra ndaj organizatës terroriste DAESH janë asgjësuar 11 terroristë, ndërsa janë konfiskuar edhe 2 autobomba dhe 13 jelekë kamikazë.

Ministria në fjalë bëri të ditur se operacioni u ndërmor me qëllim të vendosjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Organizata terroriste DAESH në vitin 2014 e kishte pushtuar 1/3-ën e territorit të Irakut me në krye provincën e Mosulit.

Ndërkaq ushtria e Irakut e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2017 theu ndikimin e organizatës terroriste dhe vuri në kontroll shumicën e territorit të vendit.

 


Lajme të ngjashme