Rripi i Gazës – Vazhdojnë sulmet e ushtrisë izraelite ndaj popullatës civile

Në sulmet që Izraeli i filloi ndaj Rripit të Gazës me arsyetim se nga ky rajon janë hedhur raketa në territore izraelite, kanë rënë dëshmorë 2 palestinezë.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë thuhet se në sulmet që Izraeli ndërmori ndaj lindjes së Rripit të Gazës kanë rënë dëshmorë Bilall Muhammed Al-Benna dhe Abdullah Ebu Al-Ata.

Në komunikatë në mes tjerash bëhet e ditur se numri i dëshmorëve nga e shtuna e këtej doli në 9, ndërsa i të plagosurve në 80.

Në anën tjetër ndërkohë që sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës po vazhdojnë ende, grupet palestineze po vazhdojnë të hedhin raketa në anën izraelite.

Sipas lajmeve që përcjellin mediat lokale si pasojë i goditjes së një fabrike në qytetin Ashkelon në kufirin jugor të Izraelit me raketa të hedhura nga Gaza, janë plagosur 3 persona, ku njëri rëndë.

Ndërkaq në komunikatën e bërë nga ushtria e Izraelit thuhet se në zonat në afërsi të kufirit me Gazën po vazhdojnë sulmet me raketa dhe si kundërpërgjigje në objektiv është marr një palestinez në veri të Gazës.

Lajme të ngjashme