Regjimi i Esadit vazhdon bombardimin e civilëve në Zonën e Çtensionimit në Idlib

Si pasojë e bombardimeve intensive të regjimit të Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij në Siri në vendbanimet civile brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 2 civilë.

1192884

Sipas informacioneve të marra nga burimet vendore, një avion luftarak i regjimit të Esadit, që përdori për herë të parë bombë fuçi, që nga marrëveshja e Idlibit, bombardoi fshatrat Abidin dhe Ureynibe, ku gjetën vdekjen dy civilë dhe u plagosën 3 të tjerë.

Ndërkaq pas sulmeve ajrore që morën në objektivë nënprefekturën Kifrenbude dhe fshatrat El Kassabiyye e El Habit edhe ata pak civilë që kishin mbetur në këto vende vazhdojnë të emigrojnë.

Në sulmet e ndërmarra në mëngjes u goditën edhe një shkollë dhe qendër mjekësore ku u vra një civil dhe u plagosën 6 të tjerë.

Lajme të ngjashme