Përkrahësit e PKK-së sulmojnë zyrën e Organizatës Ndërkombëtare të Amnistisë në Londër

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International) deklaroi se zyra e saj në Londër është pushtuar me forcë nga simpatizantët e organizatës separatiste terroriste PKK.

Përkrahësit e PKK-së sulmojnë zyrën e Organizatës Ndërkombëtare të Amnistisë në Londër

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International-AI) deklaroi se zyra e saj në Londër është pushtuar me forcë nga simpatizantët e organizatës separatiste terroriste PKK.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga AI-ja, në ngjarjen që ndodhi natën e të premtes, një grup prej 40 vetash hynë me forcë në zyrën e tyre në Londër.

Përkrahësit e organizatës terroriste shtynë dhe rrëzuan duke i shkaktuar dëmtime një punonjësi të sigurisë dhe policia e thirrur në vendngjarje i arrestoi përkrahësit e organizatës terroriste duke përdorur forcë.

Ndërkaq edhe javën e kaluar një grup simpatizantësh të organizatës separatiste terroriste PKK sulmoi qendrën e kanalit “TRT World” në kryeqytetin Londër të Anglisë. Përkrahësit e organizatës terroriste nuk arritën të kalojnë sigurinë në hyrje të ndërtesës dhe pasi pushtuan hyrjen për një kohë të shkurtër më pas u larguan jashtë godinës nga ana e policisë angleze, që shkoi në vendngjarje.

PKK-ja zë vend në listën e organizatave terroriste në Angli, por vihet re se policia angleze toleron përkrahësit e kësaj organizate terroriste.

Sipas ligjit për luftën kundër terrorit në Angli mbajtja e simboleve të një organizate që bën pjesë në listën e terrorit përbën krim.

Anëtarët e organizatës terroriste mund të dënohen deri në 10 vjet burg.

 

 


Lajme të ngjashme