Sot filloi procesi i votimit në referendum për ndryshime kushtetuese në Egjipt

Sot në Egjipt filloi votimi në referendum mbi ndryshimet kushtetuese që mund të lejojnë presidentin aktual Abdel-Fattah al-Sisi të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2030.

Duke filluar prej orës 09.00 të mëngjesit të sotëm rreth 61 milionë e 344 mijë votues kanë filluar të dalin në qendrat e votimit. Procesi i votimit do të zgjas deri në orën 21.00 sipas orës lokale.

Edhe Presidenti al-Sisi votoi në një qendër të votimit në lindje të kryeqytetit Kajro.

Ndërkohë që votimi për qytetarët jashtë vendit ka filluar dje, procesi i votimit si brenda ashtu edhe jashtë vendit do të zgjas 3 ditë.

Subjektet e ndryshme politike në Egjipt në prononcimet e tyre të bëra më herët kanë thënë se do të marrin pjesë në votim por do të votojnë “kundër”.

Ndërkaq Vëllazëria Myslimane (Ihvan) ka deklaruar se do të bojkotojë referendumin.

Lajme të ngjashme