GNA pezullon disa marrëveshje me Francën

Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA) pezulloi disa marrëveshje me Francën, duke filluar nga ato në fushën e sigurisë dhe arsimit për shkak të mbështetjes që ky vend i jep Gjeneralit, Halife Hafter.

GNA pezullon disa marrëveshje me Francën

Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA) pezulloi disa marrëveshje me Francën, duke filluar nga ato në fushën e sigurisë dhe arsimit për shkak të mbështetjes që ky vend i jep Gjeneralit, Halife Hafter.

Sipas llogarisë zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë në median sociale, ministri i Punëve të Brendshme, Fethi Bashaga i ka dhënë direktivën njësive përkatëse që të pezullojnë një sërë marrëveshjesh të bëra me Francën në fusha të tilla si: siguri e arsim, për shkak të mbështetjes që ky vend i jep Halife Hafterit.  

Në artikullin me titull “Kritikat ndërkombëtare për rolin e mistershëm të Francës në Libi” e gazetës Franceze “Le Monde” bëhej e ditur se Parisi kishte tërhequr reagimin ndërkombëtar me qëndrimin mbështetës nga prapaskena e Halife Hafterit në Libi.

Edhe portali i lajmeve që bën transmetime nga Tunizia, në lajmin e bazuar në burimet libiane, kishte pretenduar se këshilltarët ushtarakë francezë mbështesnin operacionet ushtarake të filluara nga Halife Hafteri.

Portali “Tunizia Sot” kishte shkruar se këshilltarët ushtarakë francezë ndodhen në qytetin Garyan, 75 kilometra larg Tripolit dhe duke bërë inspektime me “dronë ushtarakë” i përcjellin informacione forcave të Hafterit.

Lideri i forcave ushtarake në lindje të Libisë, Gjenerali Halife Hafter kishte dhënë urdhrin në 4 prill për të marrë kontrollin e kryeqytetit Tripoli dhe pas kësaj forcat e qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë kishin filluar operacionin “Burkan el-Gadab”.

 


Lajme të ngjashme