Mbledhja e 12-të e Sirisë do të mbahet më datat 25-26 prill në Kazakistan

Mes datave 25-26 prill në kryeqytetin Nur Sultan do të organizohet mbledhja e 12-të e Sirisë, ku krahas Turqisë, Rusisë dhe Iranit, do të marrin pjesë edhe delegacionet e regjimit të Beshar Esadit dhe të opozitarëve.

Mbledhja e 12-të e Sirisë do të mbahet më datat 25-26 prill në Kazakistan

Mbledhja e 12-të e Sirisë do të mbahet më datat 25-26 prill në kryeqytetin Nur Sultan të Kazakistanit.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kazakistanit mes datave 25-26 prill në kryeqytetin Nur Sultan do të organizohet mbledhja e 12-të pe Sirisë, ku krahas Turqisë, Rusisë dhe Iranit, do të marrin pjesë edhe delegacionet e regjimit të Beshar Esadit dhe të opozitarëve.

Në këtë mbledhje, ku Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Jordania marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesve, do të bisedohet për temat si Idlibi, rajoni verilindor i Sirisë, masat për ndërtimin e besimit mes palëve në konflikt, kthimi i refugjatëve në shtëpitë e tyre, situata humanitare dhe rindërtimi pas luftës.

Gjithashtu në rendin e ditës së takimeve teknike që do të mbahen para mbledhjes kryesore janë çështjet e përfundimit të punimeve për formimin e Komitetit Kushtetues dhe pjesëmarrja e vendeve të reja në cilësinë e vëzhguesve në mbledhje.

Seanca plenare e mbledhjes, e cila do të fillojë më datën 25 prill me takimet mes delegacioneve teknike në formatin dysh dhe tresh, do të mbahet më 26 prill.

Planifikohet që gjatë këtyre takimeve të mbahet edhe mbledhja e 8-të e grupit të punës për lirimin e të arrestuarve.

Këto takime të formatit të Astanës, të cilat organizohen nën patronazhin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, si vende garantuese, po zhvillohen prej vitit 2017 e këtej.

 


Lajme të ngjashme