Londër – Protestuesit bllokojnë për qarkullin rrugët kryesore të qytetit

Protestuesit mjedisorë në kryeqytetin Londër të Anglisë mbyllën për qarkullim rrugët kryesore të qytetit për të detyruar qeverinë për të luftuar më shumë kundër ndryshimit klimaterik.

Londër – Protestuesit bllokojnë për qarkullin rrugët kryesore të qytetit

Protestuesit mjedisorë në kryeqytetin Londër të Anglisë mbyllën për qarkullim rrugët kryesore të qytetit për të detyruar qeverinë për të luftuar më shumë kundër ndryshimit klimaterik.

Prej orës 10.00 sipas orës lokale protestuesit mbyllën për qarkullim rrugën Oxford Circus, urën Waterloo, sheshin e Parlamentit dhe Piccadilly Circus.

Në komunikatën e bërë nga grupi “Extinction Rebellion”, që është organizatore e protestave, thuhet se qarkullimi i makinave në vendet e sipërpërmendura do të bllokohet në mënyrë paqësore për 24 orë.

Në komunikatë mes tjerash thuhet se ky do të jetë një “festival i rezistencës krijuese”, ku do të ketë kuvende popullore të protestave, aktivitete artistike, shfaqje, fjalime, punëtori, ushqime dhe vende për familje.

Bëhet e ditur se protestat mund të zgjasin 5 ditë, ndërsa nga qeveria kërkohet të shpallë situatë emergjente klimaterike dhe ekologjike, të ulë në zero emetimin e gazrave të serës dhe të formojë një kuvend popullor, i cili do të marrë vendime për luftën kundër ndryshimeve klimaterike.

Ndërkohë që në komunikatë thuhet se shpresojnë që këto protesta të shndërrohen në një lëvizje globale, paralajmërohet që gjatë protestave mund të ketë edhe arrestime.

Deri më tani policia nuk ndërhyri ndaj protestuesve.

Në një protestë të ngjashme të organizuar nëntorin e vitit të kaluar mijëra protestues bllokuan 5 urat në qendër të Londrës, me çrast ishin arrestuar 85 persona.

 


Lajme të ngjashme