Irak – Rreth 3 mijë familje evakuohen nga zonat e përmbytura

Rreth 3 mijë familje irakiane, shtëpitë e të cilave janë përmbytur si pasojë e shiut të rrëmbyer në këtë vend, janë evakuuar drejt zonave të sigurta.

Irak – Rreth 3 mijë familje evakuohen nga zonat e përmbytura

Kerim el-Esadi,  kapiten i forcave të sigurisë në prefekturën jugore Maysan të Irakut, ka bërë me dije se disa zona në brigjet e lumit Tigër janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura dhe pothuajse të pandërprera të dy javëve të fundit.

Zyrtari ushtarak theksoi gjithashtu se rreth 3 mijë familje të prekura nga përmbytjet janë evakuuar nga banesat e tyre me ndihmën e forcave të sigurisë dhe janë dërguar në zona të sigurta të vendit.

Më datë 1 prill, qeveria irakiane pati bërë një paralajmërim kundër rrezikut të përmbytjeve nga shirat për banorët e prefekturave Bagdad, Mosul, Diyala dhe Vasit, të cilat lagen nga Tigri.

Si pasojë e reshjeve të dendura, autoritetet kanë bërë shkarkim të sforcuar të digave sidomos në zonat veriore të Irakut për të parandaluar katastrofa edhe më të mëdha.



Lajme të ngjashme