Siri - Ushtria e Lirë Siriane zmbraps sulmin e organizatës terroriste YPG/PKK-së në Mare

Mes organizatës separatiste terroriste YPG/PKK dhe Ushtrisë së Lirë Siriane në Siri u jetuan përleshje të armatosura pas tentativës së YPG/PKK-së për t’u infiltruar në vijën frontale të Ushtrisë së Lirë Siriane.

Siri - Ushtria e Lirë Siriane zmbraps sulmin e organizatës terroriste YPG/PKK-së në Mare
Arrin në 2083 numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit ‘Dega e Ullirit’
Arrin në 2083 numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit ‘Dega e Ullirit’

Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit më 20 janar e deri më sot nga Forcat e Armatosura Turke gjatë operacionit ‘Dega e Ullirit’, që vazhdon në rajonin Afrin të Sirisë ka arritur në 2083.

Mes organizatës separatiste terroriste YPG/PKK dhe Ushtrisë së Lirë Siriane në Siri u jetuan përleshje të armatosura pas tentativës së YPG/PKK-së për t’u infiltruar në vijën frontale të Ushtrisë së Lirë Siriane.

Terroristët e YPG/PKK-së të dislokuar në Tel-Rifat në perëndim të Mares, mbrëmë në orët e vona ndërmorën një tentativë për t’u infiltruar në vijën frontale të Ushtrisë së Lirë Siriane të dislokuar në Mare në veri të vendit.

Përleshjet e filluara pas përgjigjes së Ushtrisë së Lirë Siriane zgjatën afërsisht 3 orë. Mësohet se organizata separatiste terroriste YPG/PKK ka pësuar humbje të mëdha.

Organizata terroriste më 2 prill ka sulmuar me raketë të drejtuar me burimin e nxehtësisë një makinë pune të administratës vendore në Mare, e cila ishte duke kryer punime për shkak të përmbytjeve.

YPG/PKK-ja nga rajoni Tel-Rifat, të cilën e mban të pushtuar për tre vjet, herë pas here ndërmerr sulme ndaj qyteteve Azez, Bab, Xherablus, Mare dhe Afrin, të cilat kontrollohen nga Ushtria e Lirë Siriane.

 


Lajme të ngjashme