Ministrja franceze e Mbrojtjes kritikon ShBA-në për F-35

Ministrja e Mbrojtjes së Francës, Florence Parly kritikoi presionin që u bën administrata amerikane aleatëve të saj në NATO në lidhje me sistemet e armëve.

Ministrja franceze e Mbrojtjes kritikon ShBA-në për F-35

Ministrja Parly mbajti një fjalim në Këshillin e Atlantikut, në kuadër të vizitës që po realizon në Uashington, kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Unë jam e shqetësuar për kushtëzimin e forcës solidarizuese të NATO-s me blerjen e këtij apo atij sistemi, kësaj apo asaj pajisjeje”,- deklaroi ministrja franceze dhe nënvizoi “Aleanca duhet të jetë pa kushte, përndryshe nuk mund të ketë aleancë”.

Solidariteti i NATO-s bazohet në pikën 5 (të traktatit), dhe jo në pikën ‘F-35’”,- theksoi Parly.

Disa qarqe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) argumentojnë se avionët F-35 nuk duhet t’i shiten Turqisë, sepse ky vend ka blerë nga Rusia sistemin e mbrojtjes ajrore S-400.

Duke iu referuar tërheqjes së ShBA-së nga operacionet ushtarake dhe marrëveshjet tregtare, ministrja Parly tha se të gjitha këto mund të jenë të dobishme për ShBA-në për një kohë të shkurtër, por domethënia e kësaj (tërheqjes) do të jetë shumë herë më thellë se sa duket.

 


Lajme të ngjashme