Përshkallëzohet numri i viktimave të sulmit ndaj myslimanëve në Zelandën e Re

49 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me armë ndaj besimtarëve myslimanë që falnin namazin e xhumasë në një xhami në qytetin ChristChurch të Zelandës së Re.

Policia lokale e përditësoi bilancin e viktimave duke bërë të ditur se ka arritur në 49.

Kurse kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern në konferencën për shtyp në lidhje me këtë sulm kishte deklaruar se 40 persona kishin humbur jetën, ndërsa 48 të tjerë kishin mbetur të plagosur, 20 prej tyre në gjendje të rëndë.

“Jemi ballë për ballë një sulmi të paparë më parë në historinë tonë” kishte thënë Ardern në konferencë për shtyp duke thekuar se emrat e sulmuesve nuk ishin në listën e shërbimit sekret.

Ndërkaq, zjarri i hapur ndaj xhamisë në zonën e Hagley Park në qytetin ChristChurch u transmetua drejtpërsëdrejti në median sociale nga një prej sulmuesve.

Bëhet e ditur se gjatë ngjarjes, në xhami gjendeshin 200 veta për të falur namazin e xhumasë.

Tre burra dhe një grua u arrestuan në lidhje me këtë sulm.

Pas sulmit shkollat u shpallën pushim dhe ndërkohë që nga populli u kërkua të qëndrojnë larg xhamive, këtyre të fundit iu dha direktivë për të mbyllur dyert.

Lajme të ngjashme