Katolikët amerikanë vejnë në diskutim anëtarësimin pas skandaleve të abuzimeve seksuale në kisha

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë në pah se 37% e katolikëve kanë vënë në pikëpyetje anëtarësimin e tyre në kishat katolike si pasojë e shtimit në vitet e fundit të pretendimeve për abuzim seksual ndaj fëmijëve.

1163437

Sipas lajmeve në median amerikane, në sondazhin publik të bërë nga kompania e quajtur Gallup, pretendimet e kohëve të fundit për abuzime seksuale ndaj fëmijëve në kishat katolike kanë ndryshuar pikëpamjen e besimtarëve ndaj këtyre kishave.

Sondazhi publik tregon se 37% e katolikëve amerikanë kanë vënë në diskutim anëtarësimin në kisha për shkak të skandaleve të sipërpërmendura.

Kjo shifër tregon një rritje prej 15% në krahasim me vitin 2002, kur shpërthyen skandale të ngjashme në lidhje me kishat.

Në deklaratën e bërë nga Gallup shkruhet: “Shumica e katolikëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë besim tek Papa Françesku, por mesatarja prej 58% që ka bërë të ditur se ka besim tek Papa është e hapur për diskutim”.

Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Josh Shapiro, pas një hetimi 2-vjeçar, në muajin gusht kishte bërë të ditur se kishin arritur në përfundimin se autoritetet e larta në Pensilvani dhe Vatikan kishin mbuluar në mënyrë “sistematike” abuzimet seksuale ndaj fëmijëve.  

Pas deklaratës së Prokurorisë së Përgjithshme, shumë rajone kryepeshkopatash kishin deklaruar emrat e priftërinjve që ishin përcaktuar se kishin abuzuar me fëmijët.  

Lajme të ngjashme