Sulm i përgjakshëm në Niger, vriten 7 efektiva të xhandarmërisë

Në rajonin Difa në juglindje të Nigerit, si pasojë e sulmit të organizatës terroriste Boko Haram ndaj një pike ushtarake, humbën 7 efektiva të xhandarmërisë.

Sulm i përgjakshëm në Niger, vriten 7 efektiva të xhandarmërisë

Në rajonin Difa në juglindje të Nigerit, si pasojë e sulmit të organizatës terroriste Boko Haram ndaj një pike ushtarake, humbën 7 efektiva të xhandarmërisë.

Sipas lajmit të medias lokale, terroristët e Boko Haramit, sulmuan pikën e xhandarmërisë në rajonin Gueskerou në rajonin Diffa. Në zmbrapsjen e sulmit u vranë 7 efektivë të xhandarmërisë dhe u plagosën 20 persona.

Ndërkohë që në ngjarje u vranë 19 terroristë, u asgjësuan dhe 5 automjete të Boko Haramit si dhe u sekuestruan 2 të tjera.  

Forcat e përforcimit, që u dërguan në rajon, filluan operacion për kapjen e militantëve të Boko haramit, që u arratisën nga kufiri i Nigerisë.  

Në përpjekjet e 2 muajve të fundit të Boko Haramit për tu infiltruar në Niger, u vranë 300 terroristë dhe u asgjësuan ose u sekuestruan 10 makina të tyre.

Boko Harami, që ka filluar ekzistencën që në fillim të viteve 2000 në Nigeri, në veprimtaritë e dhunshme masive, që nga viti 2009 e deri më sot, është bërë shkak për vdekjen e më shumë se 20 mijë personave.

Organizata terroriste, që prej vitit 2015 e deri më sot bën sulme edhe në fqinjët e vendit, Kamerun, Çad she Nigeri. Në sulmet e organizatës në Pellgun e Liqenit Çad deri më tani kanë humbur jetën të paktën 2 mijë persona.    

 


Fjalët Kyçe: Niger , Nigeria , Boko Haram , sulm terrorist

Lajme të ngjashme