Tensioni Pakistan-Indi, evakuohen civilët në vijën e kontrollit të Kashmirit

Si pasojë e rrezikut që përjetohet nga konflikti i armatosur përreth vijës së kontrollit të Kashmirit, që është bërë skenë e tensionit ndërmjet Pakistanit dhe Indisë, civilët janë vendosur në strehimore të sigurta.

1156417
Tensioni Pakistan-Indi, evakuohen civilët në vijën e kontrollit të Kashmirit

Si pasojë e rrezikut që përjetohet nga konflikti i armatosur përreth vijës së kontrollit të Kashmirit, që është bërë skenë e tensionit ndërmjet Pakistanit dhe Indisë, civilët janë vendosur në strehimore të sigurta.

Rreth 200 familje në rajonin Azad Kashmir në anën pakistaneze të vijës së kontrollit, që ndan Kashmirin, u evakuuan për shkak të përleshjeve dhe u vendosën në 3 strehimore të ngritura nga qeveria.

Një prej zyrtarëve të qeverisë pakistaneze, Muazzam Zafer tha se familjeve të evokuara si pasojë e rrezikut që jetohet në rajon për shkak të bombardimeve të rënda ajrore dhe goditjeve me artileri e mortajë, në strehimore u sigurohet edhe veshje, ushqime dhe ndihma me ilaçe.

Tensioni i fundit ndërmjet Indisë dhe Pakistanit filloi si pasojë e një sulmi me bombë më 14 shkurt në pjesën e Kashmirit në administrimin e Indisë ndaj milicisë që varet nga policia dhe ku gjetën vdekjen 44 persona.

Udhëheqja e Nju-Delhit fajësoi Pakistanin se mbron terroristët që ndërmorën sulmin. Kurse Islamabadi e dënoi sulmin dhe refuzoi akuzat e Indisë.

Më 26 shkurt, India kishte ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave terroriste në anën pakistaneze të vijës së kontrollit të Kashmirit, ndërkaq edhe Pakistani kishte bërë të ditur se kishte rrëzuar dy avionë luftarakë indianë me arsyen se kishin hyrë në hapësirën ajrore pakistaneze.

Ndërkohë që qeveria dhe ushtria pakistaneze kishte theksuar se nuk dëshirojnë përshkallëzimin e tensionit, Kryeministri i Indisë, Narendra Modi e akuzoi Pakistanin se përpiqet të destabilizojë vendin e tij.

Turqia, Bashkimi Evropian, Gjermania, Anglia, Kina dhe Rusia i bënë thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

 


Lajme të ngjashme