SHBA – Senatori Bernie Sanders hedh kandidaturën për presidencialet 2020

Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, bëri të ditur të martën se do të jetë përsëri kandidat për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e vitit 2020.

SHBA – Senatori Bernie Sanders hedh kandidaturën për presidencialet 2020

Bernie Sanders humbi ndaj rivales së tij në Partinë Demokratike, Hillary Clinton, në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2016, por më pas e mbështeti ish-sekretaren amerikane të Shtetit në garën kundër Presidentit aktual, Donald Trump.

I vetëquajtur “socialdemokrat”, 77-vjeçari Sanders, fushata e të cilit në 2016-n i dha një formë të re politikave të demokratëve në SHBA, njoftoi simpatizantët e tij përmes një poste elektronike se do të rivendosë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2020-s.

“Fushata jonë s’ka të bëjë vetëm me mposhtjen e (presidentit) Donald Trump, por gjithashtu me transformimin e vendit tonë dhe krijimin e një administrate të bazuar parimet ekonomike, sociale, racore dhe mjedisore”, shkroi ai në postën elektronike dërguar simpatizantëve të tij.

I pyetur nga gazetari i kanalit “CBS” se pse po nxitonte, senatori i Vermontit tha se ai besonte se Presidenti Trump në largim ishte një shqetësim i madh për vendin dhe një gënjeshtar patologjik.

Sanders e përshkroi Trumpin po ashtu si një racist dhe maskilist, i cili po përpiqej të përçante popullin amerikan.



Lajme të ngjashme