Idlib – 5 civilë të vdekur nga artileria e regjimit sirian

Pesë civilë u vranë dhe së paku gjashtë civilë u plagosën në sulmet me artileri, që janë kryer nga forcat e regjimit të Beshar Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani në vendbanimet brenda "Zonës së Çtensionimit në Idlib" të Sirisë.

1148362
Idlib – 5 civilë të vdekur nga artileria e regjimit sirian

Regjimi i Esadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, kanë goditur me artileri qytezat Khan Shaykhun dhe Marratinnuman, fshatrat Habit, Der al-Shaki dhe Tel Mennis që ndodhen brenda kufijve të “Zonës së Çtensionimit në Idlib” si dhe vendbanimet përreth Kalasë së Madikut, fshatrat Sheria, Huveyz dhe Havixhe, që ndodhen në veri të provincës Hama.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Beretat e Bardha), Mustafa Haxhi Jusuf, në deklaratën e tij për agjencinë turke të lajmeve “AA” tha se forcat e regjimit vazhdojnë të sulmojnë në mënyrë sistematike vendbanimet më të mëdha civile të Idlibit, ku sot jetojnë me qindra-mijëra civilë.

"5 civilë humbën jetën, më shumë se 6 civilë u plagosën në sulmin e forcave të regjimit në Khan Shaykhun", i tha gazetarit të AA-së drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib.

Raportohet se në sulmet ajrore dhe tokësore, që janë bërë në "Zonën e Çtensionimit në Idlib" nga forcat e regjimit që nga fillimi i këtij viti, kanë humbur jetën 68 civilë dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 260 civilë.

Forcat e regjimit nuk i kanë ndërprerë sulmet ndaj Idlibit pavarësisht marrëveshjes së firmosur në Soçi ndërmjet Turqisë dhe Rusisë me qëllim forcimin e zbatimit të armëpushimit në terren.

Kurse kundërshtarët ushtarakë më 10 tetor 2018 i tërhoqën armët e tyre të rënda nga fronti në respektim të marrëveshjes së nënshkruar më 17 shtator 2018.

 


Lajme të ngjashme