Gjermani – Maas: Duam që stabiliteti të vendoset në Siri sa më parë të jetë e mundur

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, shprehu të martën dëshirën e vendit të tij që Siria të jetë një vend me stabilitet.

Gjermani – Maas: Duam që stabiliteti të vendoset në Siri sa më parë të jetë e mundur

Në një konferencë të përbashkët shtypi përpara takimit me diplomatin norvegjez Geir O. Pedersen, përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Heiko Maasi rikujtoi se konflikti sirian vijon prej tashmë 8 vitesh duke shkaktuar mbi 400.000 të vdekur dhe miliona të zhvendosur.

Ai tha se një paqe e qëndrueshme që mbron interesat e të gjitha grupeve në Siri, mund të arrihet vetëm me anë të procesit politik.

“Të gjithë ne duam që stabiliteti të vendoset në Siri sa më parë të jetë e mundur”, deklaroi shefi i diplomacisë gjermane duke potencuar se Berlini mbështet përpjekjet në lidhje me hartimin e një kushtetute të re në Siri.

Duke vënë në pah nevojë për armëpushim të qëndrueshëm në Siri, ministri Maas vlerësoi se marrëveshja e Idlibit është një pjesë e kësaj, por armët duhet të heshtin në të gjithë vendin.

Ndërsa përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen, rikujtoi se njerëzit në këtë vend kanë gati 8 vite që vuajnë.

“Shumë njerëz kanë humbur jetën. Akoma më shumë njerëz rezultojnë të zhdukur. Mjaft të tjerë mbahen të arrestuar në kushte të rënda”, tha ai.

Pederseni tërhoqi vëmendjen mbi nevojën për ndërtimin e besimit ndërmjet grupeve popullore të ndryshme në Siri.

“Krahas procesit politik, duhet të sigurohet edhe përparimi shoqëror. Çelësi në këtë pikë është që të fillohet me komitetin kushtetues. Ne shpresojmë që ai të rezultojë një çelës për procesin politik në Siri”, u shpreh diplomati norvegjez.

Si çështje që kërkojë zgjidhje në Siri, Pederseni renditi gjithashtu armëpushimin dhe situatën në Idlib dhe në verilindje të vendit.



Lajme të ngjashme