WSJ: Organizata terroriste YPG/PKK është furnizuesja më e rëndësishme e naftës për regjimin sirian

Gazeta amerikane “Wall Street Journal (WSJ)” shkroi që organizata separatiste terroriste YPG/PKK është kthyer në një furnizuese të rëndësishme të naftës së papërpunuar për regjimin e Beshar Esadit.

WSJ: Organizata terroriste YPG/PKK është furnizuesja më e rëndësishme e naftës për regjimin sirian

Gazeta amerikane “Wall Street Journal (WSJ)” shkroi se organizata separatiste terroriste YPG/PKK është kthyer në një furnizuese të rëndësishme të naftës së papërpunuar për regjimin e Beshar Esadit.  

Lajmin e publikuar për marrëdhënien tregtare të naftës ndërmjet YPG/PKK dhe regjimit të Esadit, gazeta e bazon tek shërbimi informativ i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shoferët e kamionëve që sigurojnë logjistikë për atë.

Në lajm shkruhet se YPG/PKK i shet sasi të mëdha nafte të papërpunuar kompanisë Qatirji Group, e cila është në listën e sanksioneve të Amerikës dhe Evropës për shkak se siguron naftë për regjimin e Esadit.

Në artikull bëhet e ditur se ndërkohë që nafta në fjalë nxirret nga një sipërfaqe 30 kilometra katrorë në kontrollin e YPG/PKK në lindje të Sirisë, theksohet se DAESH-i në të kaluarën nxirrte naftë nga i njëjti rajon dhe ia shiste të njëjtës kompani.

Gjithashtu shkruhet se autoritetet e departamentit amerikan të thesarit dhe kompanisë Qatirji Group iu shmangën pyetjeve në lidhje me këtë temë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2011, për shkak të dhunës ndaj protestuesve në mbarë vendin kishin ndaluar blerjen e naftës nga regjimi i Esadit.

Edhe më parë kishte dal në shesh se YPG/PKK dhe regjimi i Esadit, për të përshpejtuar transferimin e naftës, në Deyrizor nën lumin Eufrat, kishin shtruar një linjë naftësjellëse nga qyteza Shuheyl e pushtuar nga YPG/PKK në qytezën Bukris, që gjendet në kontrollin e regjimit.  

Organizata terroriste (PKK/YPG) e mbështetur nga Amerika pushton afërsisht 70% të burimeve të naftës në Siri.  

 



Lajme të ngjashme