Francë – Rëndohet bilanci i shpërthimit në Paris: 4 të vdekur

Prokuroria e Parisit njoftoi të dielën se një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënoja e furrës së bukës në Paris duke çuar në 4 numrin e viktimave si pasojë e shpërthimit të së shtunës.

Francë – Rëndohet bilanci i shpërthimit në Paris: 4 të vdekur

Shpërthimi për shkak të rrjedhjes së gazit në një furrë buke në zonën 9. të Parisit shkaktoi edhe dhjetëra të plagosur, ndërkohë që zyrtarët francezë thonë se 10 persona janë në gjendje të rëndë.

Zëdhënësi i Brigadës Zjarrfikëse, Eric Moulin, tha se 30 zjarrfikës janë në terren dhe po kërkojnë viktimat e mundshme nën rrënojat e makinave dhe objektit.

Autoritetet lokale thanë se njerëzit janë evakuuar nga disa ndërtesa përreth. Gati 40 persona janë strehuar përkohësisht në një objekt banimi, ndërsa dhjetëra të tjerë janë vendosën tek miqtë dhe të afërmit.



Lajme të ngjashme