Turkmenët e Irakut kërkojnë zgjidhjen e krizës së kryeparlamentarit në Kirkuk

Turkmenët e Irakut kërkojnë nga qeveria qendrore (Bagdadi) të zgjidhë krizën e kryetarit të Kuvendit Provincial të Kirkukut, krizë që vazhdon për më shumë se një vit.

Turkmenët e Irakut kërkojnë zgjidhjen e krizës së kryeparlamentarit në Kirkuk

Ali Mehdi, anëtar i Grupit të Turkmenëve në Kuvendin Provincial të Kirkikut, thotë se ata kërkojnë që Bagdadi të zgjedhë një kryetar të ri në vend të Rebivar Talabanit, i cili është zgjedhur më parë nga kurdët dhe është dënuar në mungesë me 6 muaj burg për “shpërdorim të detyrës shtetërore”.

“Pas ngjarjeve të 16 tetorit 2017 në Kirkuk, Talabani u largua nga qyteti dhe për më shume se 1 vit ai nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit”,- sqaron Mehdi, ndërsa shton se për postin e kryetarit kanë kërkuar që të jetë një person i emëruar nga Bagdadi dhe i pranueshëm nga të gjitha palët.

“Kryetari i Kuvendit duhet të jetë një emër, për të cilin do të jenë dakord të gjitha grupet, turkmenët, kurdët dhe arabët”, nënvizon Mehdi.

“Tani është bërë e domosdoshme që Kirkiku të ketë një qeverisje të përbashkët, dhe jo të njëanshme. Ne nuk duam që të kthehemi edhe një herë tjetër tek qeverisjet e njëanshme”,- shtoi ai.

Gjykata Penale e Kirkikut më 26 dhjetor 2018 kishte shpallur vendimin e saj për dënimin në mungesë me 6 muaj të Kryetarit te Kuvendit Provincial të Kirkikut, Rebivar Talabani për “shpërdorim të detyrës shtetërore”.

Kurse ish-kryetari i Qeverisjes Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Mesut Barzani në qershor të 2017-ës kishte paralajmëruar një referendum të jashtëligjshëm për pavarësi.

Menjëherë pas kësaj deklarate të Barzanit, edhe Kryetari i Kuvendit Provincial të Kirkikut, Rebivar Talabani, kishte kërkuar që referendumi në fjalë të mbahej edhe në Kirkuk, në mënyrë që të përfshinte edhe aneksimin e provincës (Kirkikut) nga KRG-ja. Pavarësisht kundërshtimeve të turkmenëve dhe arabëve një referendum i tillë ishte mbajtur.

Më vonë forca të përbashkëta të qeverisë qendrore të Irakut më datë 16 tetor 2017 ndërmorën një operacion ushtarak në Kirkuk dhe pas këtij operacioni Kirkiku kaloi nën kontrollin e Bagdadit dhe forcat Peshmerge (të KRG-së) u tërhoqën në Erbil pa u përplasur me trupat e ardhura nga Bagdadi.

Kurse Rebivar Talabani pas këtyre ngjarjeve ishte larguar nga Kirkiku dhe ishte vendosur në Erbil.

Nga ana tjetër në qytetin e Kirkikut vazhdon ende tensioni i flamujve, i cili ka filluar me vendosjen e flamurit te KRG-së në godinat e një partie kurde (PUK).

Me urdhër të Prefekturës policia filloi të heqë flamurët e KRG-së, që ishin vendosur në zyrat e partisë PUK dhe në disa rrugë të qytetit të Kirkikut.



Lajme të ngjashme